UBT News

​KFOR-i amerikan patrullon afër fshatit Jarinje

Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit të Trupave Malore patrullojnë në vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje.

Kështu bëhet e ditur në një postim të KFOR-it në Facbook, derisa theksohet se një gjë e tillë iu ndihmon në marrjen e vendimeve dhe planifikimin e misioneve të ardhme.

“Mbledhja e informacionit nga ushtarët vëzhgues ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, thuhet në njoftimin në Facebook. 

Exit mobile version