Zinku është një mineral që ka shumë përfitime për shëndetin tonë. Ai forcon imunitetin, ndikon në rritjen e flokëve dhe thonjve dhe në shëndetin e lëkurës, luan një rol të rëndësishëm në sintezën e ADN-së dhe në shërimin e indeve të dëmtuara, si dhe ka një ndikim të madh në shqisat e shijes dhe nuhatjes.
Zinku mund të konsumohet përmes ushqimeve të caktuara ose në formë suplementesh, si dhe gjendet në shumë preparate për rinovimin e lëkurës.
Por si ta kuptoni se trupit tuaj i mungon zinku? Sipas Healthline, ka disa simptoma që tregojnë mungesë të këtij minerali të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për humbje peshe të pashpjegueshme, plagë që nuk shërohen, mungesë energjie dhe lodhje kronike, reduktim i nuhatjes dhe shijes, diarre, humbje oreksi dhe plagë të hapura në lëkurë.
Secila prej këtyre simptomave është një shenjë paralajmëruese sepse, përveç mungesës së zinkut, mund të tregojë shumë gjendje të tjera serioze shëndetësore që duhen trajtuar.
Për të ndihmuar në vendosjen e një diagnoze të duhur, matet niveli i zinkut në gjak dhe trajtimi konsiston në marrjen e suplementeve të zinkut.
Faktorët e rrezikut
Nëse jeni shtatzënë dhe keni mungesë zinku, fëmija juaj mund të mos ketë atë që i nevojitet për zhvillimin e duhur. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e zinkut është një nga problemet kryesore kur planifikoni një shtatzëni. Kjo është për shkak se mungesa e zinkut mund të çojë në impotencë te meshkujt.
Njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e zinkut janë foshnjat dhe të moshuarit. Gratë shtatzëna gjithashtu kanë nevojë për më shumë zink se zakonisht, sepse zinku në trupin e tyre është i nevojshëm për zhvillimin e duhur të fëmijës.
Në rrezik të madh janë edhe personat e varur nga alkooli dhe hulumtimet tregojnë se arsyeja për këtë është se alkooli në organizëm e vështirëson absorbimin e zinkut.