UBT News

​Kërcënuan bashkëshortet me vrasje, dy të arrestuar

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet.

Një person tjetër është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në periudhën përderisa ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Të i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, për çka procedohet me rast tjetër. Në lidhje me rastin është konsultuar me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version