Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.Rr, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘sulm seksual’ ndaj një të miture 15-vjeçare.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 27.09.2021, në një fshat të Ferizajt, për qëllime seksuale ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën 15-vjeçare, duke ka kryer sulm seksual ndaj të njëjtës”, njofton Themelorja./UBTNews