Me kalimin e kohës, lëkura humb elasticitetin e saj duke u bërë madje edhe me vena të dukshme.
Ky proces, i gjithi normal, vjen nga një nivel më i thellë, që përfshin venat poshtë lëkurës, të cilat zgjerohen e më pas dalin në sipërfaqe. Këto vena të identifikuara ndryshe si “Vena merimangë ” janë të vogla, të degëzuara, me ngjyrë të kuqe, vjollcë ose blu, dhe përgjithësisht të shpërndara, duke imituar rrjetën e merimangës apo degëzimin e një peme.
Por a e dini se si krijohen kapilarët e plasaritur dhe që profesioni i punës suaj ka predispozitën që juve t’iu krijohen kapilarët e plasaritur në këmbë?
Venat varikoze në fakt quhen si një sëmundje kronike, shumë e shpeshtë në vendet e industrializuara dhe prek më tepër femrat.
Prania e venave të zgjeruara në gjymtyrët e poshtme jep dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, këmbë të rënda, sidomos gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës para-menstruale te gratë, në periudhën e nxehtë, gjatë ngritjes së peshave të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e varikozuar etj./tch