UBT News

​Kapen mbi gjysmë kilogrami kokainë në autobusin e linjës Gjermani-Kosovë

Në pikëkalimin kufitar në Merdare janë kapur mbi gjysmë kilogrami kokainë. Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor kanë ndalur në Merdare autobusin e linjës Gjermani-Kosovë ku gjatë kontrollit në një valixhe krahu është gjetur një sasi rreth 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolleve shtesë të valixheve janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë, po ashtu të llojit kokainë.

“Oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë të llojit kokainë”, thuhet në komunikatën e doganës.

Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme.   

Exit mobile version