Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti përmes telefonit ka kanosur drejtorin e një shkolle në Podujevë.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Obranqë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.