Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani. Për kundërshtarët politik ai është shprehur se sot humbën gjithçka bashkë me nderin.
Me 20 vota për, këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë shkarkuar në seancë të jashtëzakonshme nga posti kryetaren nga PVD.
Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.
“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, shkroi Kamberi.