UBT News

​Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, në mënyrë që siç tha ai, t’u hapet rrugë kuadrove të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kabashi, i cili përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të rezultatit jo të kënaqshëm në disa palë zgjedhje të AAK-së në Prizren.

“Pasi veç jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë. Po ashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore.I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, ku dhe ju bëj thirrje që të gjithë Ata ose Ato të cilët janë të interesuar të hyjnë në garën politike , që kanë ambicie, energji dhe sjellin vlera të reja, të garojnë dhe të marrin përgjegjësi legjitime përmes zgjedhjeve në AAK”, ka shkruar ai. 

Exit mobile version