UBT News

​Jashari uron Vetëvendosjen për fitore në zgjedhje

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se thotë se vendi ynë kaloi një test tjetër të demokracisë.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur jetike formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja për menaxhimin efikas të pandemisë me koronavirus, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare”, shkruan Jashari.

Exit mobile version