Një makinë fluturuese është ngritur me sukses dje në Japoni, duke i hapur rrugë nisjes zyrtare të projektit në 2023.
Kompania SkyDrive, një nga disa projekte të makinave fluturuese për të cilat po punohet në botë, kreu testin e modelit të saj me disa helika që qëndroi në ajër për katër minuta.
Drejtuesi Tomohiro Fukuzawa tha se shpreson që mjeti ajror të kthehet së shpejti në një produkt të jetës reale brenda tre vjetëve dhe pranoi se çështja kryesore është ai të bëhet i sigurtë për jetën.
“Nga më shumë se 100 projekteve të makinave fluturuese në botë, vetëm disa kanë arritur sukses me persona në bord. Shpresoj që shumë njerëz ta drejtojnë atë dhe të ndjehen të sigurtë”, tha ai.
Makina mund të fluturojë për 10 minuta dhe shpresohet që së shpejti të kthehet në 30, çka do t’i jepte mjetit potencial më të madh, të cilin prodhuesit shpresojnë ta eksportojnë në Kinë.
Ndryshe nga avionët e helikopterët mjetet e këtij lloji ofrojnë udhëtim të shpejtë personal, me qëllim evitimin e zhurmës e zgjatjes së aeroporteve apo dhe të marrjes së pilotëve profesionistë.
“Shumë gjëra mund të ndodhin”, thotë Sanjiv Singh, profesor në Institutin e robotikës të universitetit Carnegie Mellon i cili po punon gjithashtu në një model të tillë. “Nëse ato kushtojnë 10 milionë dollarë askush nuk do t’i blejë, dhe as kur ato mund të fluturojnë për vetëm pesë minuta apo nuk ka siguri”, shton ai.
Qeveria japoneze ka besim se makinat fluturuese do të përdoren për biznes në vitin 2023 dhe në mënyrë komerciale deri në vitin 2030, duke theksuar nevojën e tyre për lidhje me rajonet e largëta në dhënien e ndihmës në raste katastrofash./TCh/