Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus, Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore, tha kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha për portalin Euractive.
“Jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, do të ketë telashe në Ballkanin Perëndimor, pastaj shtetet baltike janë objektivi i radhës”, tha ai, duke paralajmëruar për “efekt domino”.
Ai u bëri thirrje sllovenëve të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës në Lubjanë të mërkurën.
Në një intervistë, duke e krahasuar Putinin me Sllobodan Millosheviq, ai tha se ishte e mundur të pritej “të njëjtat hapa irracionalë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit”.