Rusia ka përdorur të paktën shtatë lloje të ndryshme të minave tokësore të ndaluara ndërkombëtarisht në Ukrainë, sipas Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore (ICBL).
Sipas raportit vjetor, Rusia ishte i vetmi vend përveç Mianmarit që iu drejtua armëve të tilla midis mesit të vitit 2021 dhe tetorit 2022, shkruan ATSh.
Minat janë zbuluar dhe pastruar pjesërisht në zonat e rimarrë nga Ukraina.
Moska e kishte akuzuar vetë Kievin për vendosjen e minave tokësore. Megjithatë, ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Minat tokësore janë shpesh sa madhësia e pëllëmbës së dorës dhe mund të shpërndahen në zona të mëdha me raketa tokësore ose ajrore.
Ata fshihen në tokë dhe shpërthejnë kur dikush i afrohet ose shkel mbi to. Shumica e viktimave janë civilë.
”Më shumë se 5,500 njerëz u vranë ose u plagosën nga minat tokësore dhe municionet e tjera të mbetura në tokë në vitin 2021”, thuhet në raportin e ICBL.