UBT News

​I jepet lamtumira e fundit Marigonës, kërkohet ndëshkimi i kriminelëve

Familjarët e 18-vjeçares, Marigona Osmani po kërkojnë drejtësi për bijën e tyre, e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Të njëjtit po luten që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më në Kosovë, duke shtuar se të rinjtë e të rejat duhet të jetojnë të lumtur dhe të gëzojnë lirinë. Shumë qytetarë dhe familjarë kanë hedhur një grusht dhe mbi varrin e Marigonës, e cila u varros sot në varrezat e qytetit në Ferizaj.

Në këtë ceremoni varrimi kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe anëtarë tjerë të LVV-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se i gjithë vendi është i tronditur me vrasjen tragjike të 18 vjeçarës nga Ferizaj. Ai ka shtuar se Marigona Osmani do të prehet e qetë vetëm atëherë kur do të vendoset drejtësi për rastin e saj.

“Jeta e një vajze të re 18 vjeçare është këputur nga një vrasje mizore. Para një orë e gjysmë i dyshuari për vrasjen që e tronditi mbarë Kosovën është arrestuar dhe tash duhet të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar. Kjo tregon se sa shumë punë kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Në mënyrë që të veprojë pa vonesa të gjykojë drejtë dhe të ndëshkojë kriminelët dhe keqbërësit në përgjithësi”, ka deklaruar Kurti.

Para familjarëve dhe qytetarëve tjerë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Marigonës, ka thënë se qeveria aktuale që nga fillimi i mandatit ka filluar iniciativën për infrastrukturë ligjore që të evitohen këto raste.

“Kemi bërë gati ligjin e ri për mbrojtje të viktimave dhe të mbrojtjes nga dhuna në familje, si dhe strategjinë e re kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje. Ne gjashtë muajt e parë të këtij viti 1063 gra dhe vajza kanë lajmëruar për dhunë në familje. Kjo tregon që është rritur besimi në institucione, por njëkohësisht që edhe përgjegjësia jonë institucionale duhet të jetë më e lartë se asnjëherë më parë. Unë e di që të gjithë ju e keni mërzinë dhe dhimbjen e pikëllimin e pashmangshëm, mirëpo njëkohësisht të pikëlluar dhe duke u mërzitur nuk do të mundemi asnjëri prej nesh ta kthejmë kohën mbrapsht dhe ta ngjallim Marigonën. Duhet t’i mbani kujtimet më të mira që me siguri i keni të panumërta dje të angazhohemi bashkë që rastet si vrasja mizore e Marigona Osmanit të mos e godasin kurrë më popullin tonë dhe familjen tuaj”, ka shtuar ajo.

Në emër të familjes, kushëriri Fetush Osmani ka kërkuar drejtësi për Marigonën.

“Sot ne e kemi një dhimbje, pikëllim shumë të madh. Por kjo prezencë e juaja e të gjithëve, duke filluar nga organet dhe krejt ju që jeni këtu, na i lehtësoni që këtë dhimbje të madhe ta ndajmë së bashku. Prandaj edhe një herë besoj në besim të plot që organet e Kosovës do ta qojnë drejtësinë deri në fund. Inshallah ose dashtë Zoti që kjo të jetë rasti i fundit dhe fjala përfundimtare e saj të jetë Stop. Sepse të rinjtë kanë nevojë të gëzojnë lirinë, të gëzojnë drejtësinë, kanë nevojë të gëzojnë lumturinë”, ka thënë ai.

Marigona Osmani është dërguar të dielën pa shenja jete në Emergjencën e Ferizajt. Atë e kishin dërguar bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Krivaqa ishte në arrati që nga e diela, ndërkohë që sot është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Exit mobile version