Të mërkurën rreth orës 22:00, në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur ti përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Trupi i viktimës: A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.Trupi i viktimës: A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.