Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka thënë se veprimet e kryera nga grupi terrorist Hamas kundër Izraelit, na kujtojnë tmerret e kryera nga grupi terrorist ISIS.
Hoxhaj ka thënë se si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë aleate e fortë e këtij shteti, Kosova qëndron fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit.
“Si një mik i Izraelit dhe me Kosovën duke qenë një aleate e fortë e Izraelit, ne qëndrojmë fort përkrah Izraelit në luftën e tij kundër terrorizmit dhe të drejtën e tij legjitime për të mbrojtur popullin, shtetësinë dhe sigurimin e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.
Në shkrimin e tij në “X”, Hoxhaj tha po ashtu se veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij, janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS.
“Veprimet terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit dhe popullit të tij janë thellësisht shqetësuese dhe të kujtojnë tmerret e kryera nga ISIS. Unë besoj fuqishëm se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për luftimin e terrorizmit. Mendimet e mia janë me Izraelin dhe familjet e viktimave”, ka shkruar tutje Hoxhaj.