Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i Kuvendi të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja është ndryshe falë lidershipit të vendosur të Angela Merkel.
Me rastin e përfundimit të mandatit 16-vjeçar si kancelare, Hoti ka theksuar se Kosova është përjetë mirënjohëse për mbështetjen që ka treguar Merkel ndër vite.
“Kancelarja Merkel e përfundon mandatin e saj 16 vjeçar. Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja janë ndryshe falë lidershipit të saj vendosur dhe të matur. Disa takime të drejtpërdrejta me të, si dhe shumë të tjera përmes video-konferencave, kanë qenë mësim se si duhet udhëhequr me maturi, si duhet promovuar normalitet në jetën shoqërore, ekonomike dhe qytetare, duke praktikuar një qeverisje konsultative, gjithëpërfshirëse, transparente, që mbron vlerat demokratike, besimin në Zot dhe në fuqinë e familjes. Qeverisja e saj do të mbahet mend gjatë. Kosova është përjetë mirënjohëse”, ka shkruar Hoti.
Merkel pritet të largohet nga posti i kancelares së Gjermanisë në fillim të javës së ardhshme.