UBT News

​Hoti kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve të kthejnë shërbimet për qytetarët

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50% të qirasë, pagesa e 170 eurove).

“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme. Pandemia Covid-19 ka prekur shumë sektorë dhe është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version