Ish-kryeministri Hoti ka reaguar përmes një statusi në Facebook deri sa ka thënë se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna.
Duket se “gjakderdhja financiare” – ky term morbid që u fut në diskursin politik – po i ndodh buxhetit të shtetit me vendime qeveritare.
Duke qenë se Telekomit po i ikin kuadrot, detyrimisht do të detyrohet të rekrutojë punëtorë së shpejti, është shprehur ai.
‘Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar “gjakderdhjen financiare” të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet. Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve po shkojnë për të larguar punëtorë nga puna në Telekom përmes skemës së pensionimit të parakohshëm, duke ua paguar përnjëherë 24 paga mujore atyre që lëshojnë punën. Fatkeqësisht, kjo skemë po rezulton me ikje të kuadrove më të mira nga Telekomi, pasi kuadrot më të mira kanë më shumë alternativa në treg’, ka shkruar Hoti.
Ish-kryeministri ka shtuar se, “e vërteta është, fatkeqësisht, se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna. Duket se “gjakderdhja financiare” – ky term morbid që u fut në diskursin politik – po i ndodh buxhetit të shtetit me vendime qeveritare. Duke qenë se Telekomit po i ikin kuadrot, detyrimisht do të detyrohet të rekrutojë punëtorë së shpejti. A nënkupton kjo se po largohen punëtorët ekzistues për tu zëvendësuar me të tjerë nga partia në pushtet?! Çfarë politike e mbrapshtë është kjo?!”, ka theksuar Hoti.