UBT News

​Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka suspenduar përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu në rrjetin social Facebook.

“Sot, në kuadër të kompetencave ligjore kam marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha. Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara. Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv. Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Exit mobile version