UBT News

​Haxhiu: S’ka kërkesë nga mbrojtja për t’iu ofruar garanci të akuzuarve në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në Hagë për të ofruar garanci për mbrojtjen në liri.

Ajo tha se nëse do të marrin një kërkesë të tillë natyrisht se do ta diskutojnë brenda kabinetit qeveritar.

“Padyshim që ne si qeveri do ta diskutojmë, do të jemi në konsultime me kryeministrin. Deri më tash nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e të akuzuarve. E dini qëndrimin që e kemi pasur e vazhdojmë ta kemi për Gjykatën Speciale. Sa i përket garancës, nëse e shohim amendamentimit dhe ligjit nuk është juridikisht e arsyetuar. Por, të shohim nëse do të ketë kërkesa nga mbrojtja dhe do ta diskutojmë”, tha ajo.

Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja Fol tha se prioritete të ministrisë që e drejton është vetingu në drejtësi, adresimi i krimeve të luftës, adresimi i dhunës në familje.

Exit mobile version