Dënimi me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë, ka nxitur reagimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.
“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu.