Marrëveshja për dhënien me qira të qelive për të burgosurit danezë, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës pritet të nënshkruhet në fillim të muajit maj.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi është se e njëjta të finalizohet sa më shpejt në Kuvendet e dy vendeve.
“Qëllimi është që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt, më së largu në fillim të muajit maj. Por ende se kemi caktuar datën për miratim në Kuvendet e dy vende”, tha Haxhiu në konferencën e përbashkët për media me homologun nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Haekkerup.
Ministri Haekkerup tha se një marrëveshje e tillë do të mundësojë që Danimarka të jetë më e zëshme edhe sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimit në NATO dhe BE.
“Një marrëveshje e tillë do të na mundësojë të jemi më të zëshëm në liberalizimin e vizave dhe çështjet tjera për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai.
Ndërkohë bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe partitë opozitare.