UBT News

​Hardinaj ia kthen Kurtit: 200 hektarët i kam riblerë në Gllogjan me ligje të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me privatizimin e 200 hektarëve tokë. Ai në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se kreu qeveritar sa herë po dëshiron të fshehet prej pazotësisë së tij, po tenton të godasë për blerjen e 200 hektarëve tokë.

Të njëjtat tha se i ka riblerë me ligje të Kosovës dhe janë në fshatin e tij, Gllogjan.

“Kurti sa herë po dëshiron me u fsheh prej pa zotësisë së tij, po thotë Ramush i ke blerë 200 hektarë tokë. Po është e vërtet me ligje të Kosovës, kohë të OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e kam riblerë tokën e babës dhe është në katundin tim, është në Gllogjan”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit i ka propozuar kryetarit të AAK-së t’ia kthejë shtetit 200 hektarë tokë dhe do t’ia paguajnë 70 mijë euro, aq sa i ka privatizuar.

Exit mobile version