UBT News

​Haradinaj: Kurti t’i kërkojë Biden që ShBA të marrë përgjegjësinë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrin Albin Kurti që të kërkojë që përgjegjësinë për dialogun Kosovë-Serbi ta marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Joe Biden.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Haradinaj tha se ai duhet të ketë fokus të veçantë në integritetin territorial të vendit, sovranitetin dhe kushtetueshmërinë.

Ndërkohë, theksoi se marrëveshjet një nga një me Serbinë janë të dëmshme.

Exit mobile version