Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe njëherë u gjet zgjidhja për moseskalimin e situatës në veri.
Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët SHBA-BE, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka shtuar se edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me SHBA dhe BE nuk ka alternativë.
“Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me SHBA dhe BE nuk ka alternativë”, është shprehur i pari i AAK-së.