UBT News

​Haradinaj: 21 kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash janë pa afera korruptive

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar 21 kandidatët për kryetarë të komunave, që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se po prezantojnë kandidatët që janë njerëz të duhur, në kohë dhe vend të duhur për të qeverisur me komunat e tyre. Ai tha se këta 21 kandidatët e AAK-së janë njerëz pa afera korruptive dhe që nuk janë ndesh me ligjin.

Një vlerë tjetër që Haradinaj foli edhe për oferta programore për zgjedhje lokale.

“Programi qeverisë që ka një fjalë me qytetarin, i hartuar nga vetë kryetaret e komunave dhe si e tillë është i mëshiruar me qytetarët dhe komunën përkatëse”, ka thënë ai.

Si vlerë e tretë është mënyra e qeverisjes e përgjegjshme, efektshme dhe në të mirë të komunës.

“Ne do jemi partia e parë për shkak të veprave dhe punëve tona. 17 tetori do jetë ditë festive”, u shpreh Besnik Tahiri, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës.

Exit mobile version