Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur thirrjen për entitetet që ofrojnë shërbime sociale përmes pakove ushqimore, thirrje e cila do të jetë e hapur deri më 7 prill 2022.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore.
Aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes e-mail adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë e hapur për shtatë ditë.
Për informata më të detajuara lidhur me dokumentet e nevojshme për aplikim, luteni t’i referoheni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/2B4DCDBE-3B9F-49CE-895E-1B1227597DBA.pdf
“Duke qenë të vetëdijshëm se jo gjithmonë mekanizmat shtetërorë kanë efekt gjithëpërfshirës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë.