UBT News

​Haiti merr dërgesat e para të vaksinave të kolerës nga OBSH

Haiti ka marrë më shumë se një milion doza të vaksinave orale të kolerës, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Grupi Ndërkombëtar i Koordinimit të OBSH-së për Prokurimin e Vaksinave ka siguruar 1.17 milionë doza të vaksinës Evikhol dhe 500.000 doza të tjera priten në javët e ardhshme.

“Ne shpresojmë që kjo dërgesë e parë do të pasohet nga të tjera dhe se vaksina do të jetë e disponueshme për të gjitha grupet e rrezikut”, tha Laure Adrien, nga Ministria e Shëndetit Publik dhe Popullsisë e Haitit.

OBSH njoftoi se do të nisin vaksinimet në ditët në vijim, me përparësi fëmijët dhe foshnjat nga zonat më të prekura.

Kolera u rishfaq në këtë komb ishull në fillim të tetorit dhe mori me vete 280 viktima, një numër i konsiderueshëm i të cilëve ishin fëmijë.

Kriza shëndetësore u shkaktua nga mungesa e ushqimit dhe ujit të pastër të pijshëm.

Exit mobile version