Qeveria e Guinesë shpalli zyrtarisht një epidemi të re të Ebolas sot, pasi u zbuluan tetë raste të virusit në juglindje të vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Herët këtë mëngjes, prania e virusit Ebola u konfirmua në laboratorin në Konakri”, tha drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore, Sakoba Keita.
Republika Demokratike e Kongos konfirmoi sot rastin e katërt të Ebolas në provincën e Kivu Verior, ku rasti i parë u zbulua më 7 shkurt.
Ky është shpërthimi i parë i virusit Ebola në Afrikën Perëndimore pas një epidemie të rëndë nga 2013 në 2016, gjatë së cilës më shumë se 11,300 njerëz vdiqën në rajon.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të dërgonte ndihmë shpejt.