Ish-emisari i Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.
Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku lideri i Vetëvendosjes thotë se do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij?”, shkruan Grenell në Twitter.