Një muze i luftëtarëve tradicionalë vendas “ninxha” është grabitur në Japoni, dhe hajdutët besohet se janë larguar me më shumë se 1 milionë jen (8000 euro).
Muzeu i njohur si ‘Iga-ryu Ninja’ dedikohej historisë së klanit të famshëm të ninxhave Iga.
Policia erdhi në skenën e ngjarjes pas nisjes së alarmit në orën lokale 01:30 të natës dhe gjetën derën kryesore të thyer, sipas tyre me një levë hekuri, dhe konstatuan se mungonte kasaforta që peshon rreth 150 kg.
Kasaforta mbante paratë nga shitjet e biletave të rreth 1,100 njerëzve që kishin vizituar muzeun, sipas autoriteteve.
Atraksioni i njohur turistik lejon gjithashtu që vizitorët të mësojnë përdorimin e armëve të ninxhave apo dhe ndjekin shfaqje me ninxha.
Tashmë shumë pak ninxha kanë mbetur në Japoni teksa zakonet e klaneve tradicionale vijnë gjithnjë e duke u asimiluar me stilin modern të jetesës.