Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve për mosrespektim të plotë të ligjit ndërtimit, përkatësisht për poseduesit e lejeve të ndërtimit.
Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot ka zhvilluar një aksion për inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet, ndërsa sipas drejtoreshës inspektimi do të jetë i vazhdueshëm edhe për ndërtimet tjera.
“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mosrespektimi i ligjit të ndërtimit”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.