Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini përmes Facebook-ut ka shkruar se Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.
“Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit. Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre”, ka shkruar Gjini.
Kryetari i Gjakovës ka shtuar se, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.
“Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit’, ka theksuar Gjini.
Shkrimi i plotë:
Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimin e orëve të punës të humbura gjatë grevës.
Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit.
Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre.
Së dyti, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.
Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit.
Prandaj orët duhet kompenzuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.
Për këtë, dje ia kam dërguar një letër ministres së arsimit dhe nuk kam marrë përgjegje.