UBT News

​Gjenerali Clark sot viziton Kosovën, pritet me nderime të larta ushtarake

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Exit mobile version