Një person është gjetur të hënën pa shenja jete në Malishevë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është gjetur i shtrirë në tokë dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.