Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë. Rasti, për të cilin tashmë kanë filluar hetimet, ka ndodhur të dielën.
Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prishtinë 28.05.2023 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.