Mbrëmë në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut një person është gjendur i vdekur dhe Policia e Kosovës është duke e hetuar si vdekje të dyshimtë.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, teksa ka konfirmuar rastin, tha se viktima është dërguar për obduksion.
“Është dërguar për obduksion dhe pasi të del raporti vërtetohet se a është vrasje apo vetëvrasje, momentalisht është cilësuar si hetim i vdekjes”, tha ai.