Punëtorët e Eko Regjionit dje gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba, si dhe një batanije.
Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.