Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se vendimi për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) është marrë në kohën e duhur.
“Tani është koha për te marrë vendimet e duhura. Prandaj edhe kemi vendosur qe ketë vendim të rëndësishëm ta marrim tani. Ne besojmë që ky është hapi i duhur në kohën e duhur. Nga anëtarësimi fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush, fitojnë qytetaret e Kosovës, fiton rajoni, fiton Këshilli i Evropës”, ka thënë ajo.
“Jemi të ndërgjegjshmen që ky është vetëm hapi i parë. Jemi të gatshëm të punojmë shumë që me përkrahjen e shteteve demokratike dhe me partnerët tanë të arrijmë sa më shpejtë anëtarësimin në Këshillim e Evropës”, ka thënë Gërvalla pas kthimit në Kosovë.
“Anëtarësimi do të jetë ndoshta hapi më i rëndësishëm për vendin tonë qe nga pavarësia në rrugën tonë evropiane”, shtoi ajo.