Ekipet e kërkim shpëtimit në ujëra, të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po vazhdojnë operacionin për gjetjen e gruas që ditë më parë u hodh nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë.
Bashkë me FSK-në, në kërkimin e gruas me inicialet A.M, po punon edhe Policia e Kosovës dhe autoritetet lokale të Komunës së Gjakovës.
Operacioni i kërkim shpëtimit ka filluar para katër ditësh nga ura e Fshajt ku edhe është parë 59 vjeçarja para incidentit.
Mëngjesin e së premtes, një grua 59-vjeç, me inicialet A.M. nga Prizreni, ishte hedhur nga Ura e Fshajt ndërsa sendet e saj personale kishin mbetur tek ura.