Në Francë 89% e mësuesve janë vaksinuar ose janë gati për të përfunduar vaksinimin, deklaroi ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer duke paraqitur direktivat për kthimin në shkollë, të planifikuara për 2 shtator.
Duke iu drejtuar gazetarëve ministri kujtoi rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të të gjitha masave paraprake kundër Covid-19, të tilla si distancimi dhe strategjia e mbrojtjes për nxënësit mbi 12 vjeç, si edhe stafet nëpër shkolla.
“Ne kemi porositur Institutin Ipsos që të kryejë një sondazh për të gjetur se në cfarë pike janë mësuesit në fushën e vaksinimit, dhe përgjigja ishte se “78% e mësuesve kanë përfunduar proçesin etyre të vaksinimit, 11% do të marrin një injeksion të dytë së shpejti. Pra, 89% e mësuesve janë në prag të plotë vaksinimi”, theksoi ai.
Duke kujtuar se kriza shëndetësore tani po vazhdon prej 18 muajsh, Blanquer uroi për mbajtjen e shkollave “të hapura në maksimum”. Sidoqoftë, ai thotë se situata nuk është e njëjtë si më parë.