Sot u bë konstituimi i grupit të miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit të Kuvnedit, grupi do të jetë në përbërje të deputetëve Ganimete Musliu, kryetare e grupit, Avni Dehari, nënkryetar, si dhe Drita Millaku, Salih Zyba, Mërgim Lushtaku, Vlora Dumoshi, Shemsedin Dreshaj dhe Duda Balje, anëtarë.
“Qëllimi i grupit do të jetë zhvillimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe homologëve nga Maqedonia e Veriut, me fokus forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.