UBT News

​Fizioterapeutët kundër ligjit të pagave

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka reaguar ndaj diskriminimit të bërë ndaj profesionit të Fizioterapisë në Projektligjin e Pagave, duke pas parasysh rëndësinë e posaçme dhe ndikimin e këtij projektligji te anëtarët e tyre.

OFTK kërkon nga ana e organeve ligjbërëse që të interferojnë me komentet e kësaj ode në mënyrë që të mos të lejojnë diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve.

“Kategorizimi i profileve shëndetësorë të bëhet në respektim të ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve Shëndetësor sipas nivelit të edukimit të tyre”, thuhet në reagim.

Exit mobile version