UBT News

​Fillon takimi njoftues i deputetëve me drejtorin e AKI-së

Ka filluar takimi i komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë me drejtorin e këtij institucioni, Petrit Ajetin.

Takimi i deputetëve të Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së dhe drejtorit Ajeti do të mbahet pa praninë e mediave.

Por pas përfundimit të takimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu do të mbajë konferencë për media.

Në këtë takim po marrin pjesë deputetët Bekë Berisha, Ventenis Lahu, Dimal Basha, Salih Zyba dhe Luan Aliu.

Exit mobile version