UBT News

​Fillon seanca e Kuvendit, vonesa në votim për shkak të mungesës së deputetëve

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca plenare ku në rend dite janë disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara ndër të cilat edhe votimi në parim i projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në votim raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, por votimi nuk është realizuar për shkak të mungesës së deputetëve.

“E prisja një deputet të mazhorancës, Arben, sepse ju nuk po votoni, është e vetmja mundësi me vazhdu seanca me u bë 61 nuk ka tjetër. E hedhim në votim raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021. Prapë janë vetëm 60, presim edhe pak”, ka thënë Konjufca.

Pas pikave të papërfunduara nga seancat paraprake, Kuvendi do të vazhdojë punimet me seancën e re plenare ku në rend dite është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Në seancë është parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Exit mobile version