UBT News

​Fillon seanca e Kuvendit, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar deputetët që të jenë të pranishëm në sallë meqë pikat e para të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare dhe kërkohet prania e 80 deputetëve.

Konjufca ka theksuar se pa kuorumin e nevojshëm nuk mund të zhvillohet seanca.

“Po ua uroj Bajramin e Kurbanit, ju sjelltë shëndet, ju sjelltë fat, mbarësi dhe begati dhe gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë besimtarëve ua urojmë këtë festë.. Jemi 74 deputetë por na duhen 80 sepse pikat e mbetura prej seancave të mbetura janë disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare nuk mund të fillojmë pa kuorumin e nevojshëm, i cili është për marrëveshje ndërkombëtare. I ftojmë grupet parlamentare”, tha Konjufca.

Dy pikat e para të seancës së sotme e që janë marrëveshje ndërkombëtare janë: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Në këtë seancë në rend dite janë pika nga seanca të muajit prill, maj e qershor.

Exit mobile version