Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se ka qenë e domosdoshme rritja për 15 për qind e tarifave të energjisë elektrike për të pasur furnizim të vazhdueshëm.
Në konferencë për medie, pas mbledhjes së Bordit të ZRRE-së, Fejzullahu tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike ka qenë edhe për shmangie të reduktimeve.
Ndërkaq ai nuk tregoi se sa do të jetë çmimi i një kilovati të tarifës së lartë dhe të ulët.