Për herë të parë në 20 vite euro është barazuar me dollarin, duke sinjalizuar se ekonomia evropiane po shkon drejt një recesioni të thellë si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Sot 1 euro është e barabartë me 1 dollarë.
Ndryshimi do të thotë që kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen, ndërsa eksportet evropiane bëhen ë më të lira në tregjet ndërkombëtare. Euro ka përjetuar një humbje dramatike që nga fillimi i shkurtit, kur ishte mbi 1.13 dollarë.
Rënia u përshpejtua javët e fundit pasi u përhap frika se Rusia, ofruesi kryesor i energjisë i BE-së, do të ndërpresë plotësisht rrjedhat e gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore.