Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë do të bëjë nisjen e konvojit për Ukrainë. Këto automjete janë të ngarkuara me gjëra ushqimore, por edhe rroba, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore.
Dhjetë automjetet e mbushura me këto gjëra, të cilat do të nisen sot, do t’u shërbehen qytetarëve të Ukrainës.
Kështu thuhet në njoftimin e EULEX-it, ku po ashtu është bërë e ditur se me rastin e nisjes do të deklarohet zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, shefi i misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigmark dhe përfaqësuesi kombëtar i lartë i Ukrainës në KFOR, major Ivan Nastenko.
Nisja do të bëhet nga selia e EULEX-it.